Edhe AAK-ja kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë

  • E.K /
  • 14 January 2022 - 13:34
Edhe AAK-ja kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po e kundërshton organizimin e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, ka deklaruar se ky referendum është përpjekje për ta ushtruar sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën.

“Në territorin e Republikës së Kosovës, nuk mund të organizohen kurrfarë referendumesh të shteteve të tjera, e as referendum i Serbisë, i cili pastër është përpjekje për ushtrimin e sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën”, ka deklaruar Blaka.

Blaka tha se AKK-ja i mbështet të gjithë ata që e kundërshtojnë organizimin e këtij referendumi.

“Inkurajojmë dhe mbështesim të gjithë ata që e kundërshtojnë organizimin e këtij referendumi. Presim që zyrtarët e BE-së të jenë, së paku të paanshëm në raport me këtë çështje kaq të ndjeshme juridike e politike”, ka deklaruar Blaka.

Ndryshe shtetet e QUINT-it dhe BE-ja po kërkojnë që Kosova të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)