Zhvillime edhe në Serbi: Vuçiq takon Listën Serbe, aty është edhe Milan Radojiçiq

  • A.P /
  • 14 January 2022 - 16:18
Zhvillime edhe në Serbi: Vuçiq takon Listën Serbe, aty është edhe Milan Radojiçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është takuar sot me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Takimi i tij me LS-në vjen pas situatës së krijuar për mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Siç shihet në pamjet e publikuara, prezent në takim ishte edhe i konsideruar “bos” i krimit në veri, personi që së fundmi u fut në listë të zezë nga SHBA-të, Milan Radojiçiq.

Siç bëri të ditur presidenca serbe, në lidhje me këtë takim do të lëshohet komunikatë. 

(Kosova Sot Online)