Sa persona kanë vdekur në Kamenicë deri më tash nga Covid-19

  • A.P /
  • 14 January 2022 - 20:30
Sa persona kanë vdekur në Kamenicë deri më tash nga Covid-19

82 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në komunën e Kamenicës, që nga shpërthimi i pandemisë në vendin tonë në mars të vitit 2020.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë, 2454 qytetarë të kësaj komune janë infektuar, derisa 2365 mposhtën sëmundjen.

Aktualisht në gjithë komunën janë 7 raste aktive me Covid-19.

 “Ju lutem respektoni rregullat e Institutit. Ruani veten dhe të tjerët! Vaksinohuni!”, bëhet thirrje nga kjo komunë.

Pandemia në Kosovë shpërtheu në mars të vitit 2020.

(Kosova Sot Online)