Arrestohet personi që dyshohet se kryente vjedhje në xhamia të Rahovecit

  • E.K /
  • 15 January 2022 - 11:04
 Arrestohet personi që dyshohet se kryente vjedhje në xhamia të Rahovecit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer disa raste të vjedhjeve të rënda në objekte fetare.

Sipas policisë, cak i vjedhjeve ishin xhamitë dhe dyqane ushqimore.

“Rahovec (NN) 14.01.2022 – 12:30. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me disa raste të vjedhjeve të rënda, të ndodhura kryesisht në objekte fetare (xhami) dhe dyqane ushqimore, sot me 14.01.2022 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)