Grabitje e armatosur në Gjilan

  • E.K /
  • 15 January 2022 - 11:08
 Grabitje e armatosur në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje të armatosur në një market në Gjilan.

Për rastin në polici ka njoftuar një grua që ishte duke punuar aty.

Rasti po hetohet nga policia.

“Rr. Avdullah Presheva, Gjilan 14.01.2022 – 20:20. Viktima femër koosvare ka raportuar se përderisa ka qenë duke punuar në market një i dyshuar mashkull i maskuar ka hyr në market dhe ka ekspozuar një thikë e më pas nën kërcënimin e thikës ka grabitur nga arka rreth 100 €. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari ka ikur në drejtim të pa njohur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)