Walker: Jam i pikëlluar të dëgjoj për mungesën e energjisë elektrike në Kosovë

  • E.K /
  • 15 January 2022 - 12:45
 Walker: Jam i pikëlluar të dëgjoj për mungesën e energjisë elektrike në Kosovë

Ish-diplomati amerikan, William Walker, ka marrë pjesë përmes një video mesazhi në ceremoninë e 23 vjetorit të përkujtimit të Masakrës së Reçakut, në pamundësi për të udhëtuar drejt Kosovës si rezultat i pandemisë dhe një operacioni të vogël që e kishte pasur.

Walker në këtë video adresim ka folur për progresin që ka arritur Reçaku dhe në përgjithësi Kosova gjatë këtyre viteve.

Ndërkohë thotë se nuk ndjehet mirë kur dëgjon që në Kosovë ende ka mungesë të energjisë elektrike dhe që Kosova nuk e ka nën kontroll të plotë virusin.

“Reçaku tani ka ndryshuar.  Dhe kjo vlen edhe për Kosovën. Kur kthehem dhe shoh progresin që është bërë dhe gjërat që po ndodhin.. Jam i pikëlluar të dëgjoj për mungesën e energjisë elektrike dhe që Kosova nuk e ka plotësisht nën kontroll virusin.  Këto gjëra më pengojnë”, ka shtuar tutje ish-diplomati amerikan.

(Kosova Sot Online)