Publikohen raportet: Këto janë shpenzimet e të gjitha qeverive të pasluftës

  • E.K /
  • 16 janar 2022 - 20:18
Publikohen raportet: Këto janë shpenzimet e të gjitha qeverive të pasluftës

Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti ka publikuar disa grafika me shpenzimet e të gjitha qeverive që nga shpallja e pavarësisë, bazuar në një mesatare ditore dhe mujore.

Dalipi vlerësoi në Facebook se kabineti i shefit të tij, kryeministrit Albin Kurti është më i përgjegjshmi sa i përket shpenzimeve, krahasuar me të gjitha kabinetet qeveritare paraprake.

“Numrat. Kabineti Kurti më i përgjegjshëm në shpenzime se Kabineti— Hoti për 65%, Haradinaj për 320%, Mustafa për 87%, Thaçi II 104%, dhe Thaçi I për 32%. Tabela dhe grafet (për kategori të përzgjedhura): Krahasim i shpenzimeve mesatare mujore të Kabineteve të Kryeministrave gjatë 2008 – 2021”, shkroi Dalipi në Facebook.

Sipas të dhënave të publikuara nga ai, Qeveria Kurti I ka pasur më së paku shpenzime mesatare mujore (1,188 euro). Ndërsa kabineti që ka shpenzuar më së shumti, sipas këtyre të dhënave, del të jetë ai i Qeverisë Thaçi II (4,041 euro të shpenzuara mesatarisht në muaj).

(Kosova Sot Online)