27 vjeçari ra nga kati i dytë i banesës, në luftë për jetën në spital

  • E.K /
  • 17 January 2022 - 09:22
27 vjeçari ra nga kati i dytë i banesës, në luftë për jetën në spital

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Elbasan, ku një i ri ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kusarth. Burime zyrtare bënë me dije se dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasi me inicialet Xh. Gj., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)