Sot mblidhet Qeveria e re e Maqedonisë, pritet të merren disa vendime

  • E.K /
  • 17 January 2022 - 10:55
Sot mblidhet Qeveria e re e Maqedonisë, pritet të merren disa vendime

Në ditën e parë të mandatit të saj, sot mblidhet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur kryeministri i ri, Dimitar Kovaçevski.

Siç ka bërë të ditur ai në fjalimin e tij, në seancën e parë të Qeverisë së re pritet të merren disa vendime.

“Veç më në seancën e nesërme të Qeverisë fillojmë sjelljen e vendimeve për krizën energjetike”, tha mbrëmë Kovaçevski.

Sot në ora 09:00 do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga Zoran Zaevi dhe Dimitar Kovaçevski.

Ndërsa më pas, Kovaçevski sot do të realizojë takim edhe me ministren gjermane për Evropë, ndërkaq për të martën pret në takim kryeministrin e ri të Bullgarisë, Kirill Petkov.

(Kosova Sot Online)