Kohezioni i shteteve perëndimore dhe prania e ShBA-ve në Kosovë e rajon, ofron garanci të fortë edhe për finalen e dialogut me Serbinë!

Kohezioni i shteteve perëndimore dhe prania e ShBA-ve në Kosovë e rajon, ofron garanci  të fortë edhe për finalen e dialogut me Serbinë!
Kohezioni i shteteve perëndimore dhe prania e ShBA-ve në Kosovë e rajon, ofron garanci  të fortë edhe për finalen e dialogut me Serbinë!

Shqiprim Pula

  • 17 January 2022 - 07:33

Shkruan: ANALISTI – Shqiprim Pula

Të gjithë ne si qytetarë të Republikës por edhe politikanët, e mirëpritem ardhjen e ambasadorit amerikan, z. Jeff Hovenier, i cili padyshim do sjell një frymë e dinamikë të re, marrë në konsideratë njohuritë dhe përvojën e tij personale të më hershme në Kosovë dhe rreth rajonit. Por vazhdimi i dialogut me shtetin fqinjë, Serbinë, do vijoj sigurisht pas zgjedhjeve që do të mbahen në pjesën e parë të Muajit Prill të këtij viti dhe pas konsolidimit institucional, e deri atëherë, Kosova, përkatësisht institucionet duhet të mirë përgatiten për të gjitha temat e mundshme që do të diskutohen përgjatë procesit të gjatë dialogues. Tani jemi në një ‘stand by’ proces dialogu, andaj dhe, qeveria si prijëse e këtij procesi duhet të absorbojë mundësi e strategji, por edhe t’a kërkoj dhe llogarisë në ndihmën e aleatëve tanë.

Ardhja e ambasadorit të ri amerikan z. Jeff Hovenier në Prishtinë, e më pas deklarimi i parë i tij pas takimeve të realizuara me drejtuesit institucional në Kosovë, duke treguar elanin për përfshirjen e tij nga afër për të ndihmuar proceset e Kosovës brenda saj dhe proceset e Kosovës me fqinjët e saj, saktësisht mbi dialogun Kosovë-Serbi, nuk do duhej konsideruar vetëm e mirëseardhur por edhe e rëndësishme për shkak të fuqisë së shtetit prej nga vjen. Për shkak të relacioneve që kemi ndërtuar prej dekadash tashmë me ShBA-të, angazhimi i vazhdueshëm dhe këmbëngulës i administratës amerikane në Ballkanin perëndimor, e specifikisht raporteve Kosovë-Serbi, për shkak të kaluarës, ekziston shpresa se ne jo vetëm se do ndihmohemi me ekspertizë mbi temat konkrete por edhe do ndihmohemi në proces për të arritur qëllimin përfundimtar, atë të një marrëveshje juridikisht mbi paqen dhe kultivimit të fqinjësisë në rajon.

Si politikë e vendit, apo si institucione të Republikës, duhet vepruar të përbashkuar rreth interesit shtetëror duke përqafuar ndihmën nga aleatët tanë, të cilët edhe këtyre kohërave kujdesen për shtetësinë e Kosovës, sepse nuk duhet harruar që kohezioni i shteteve perëndimore e posaçërisht prania e ShBA-ve në Kosovë e rajon, ofron garanci të fortë sigurie. Në këtë kuptim organizatat/subjektet politike në vend, duhet lënë anash çfarë do lloj ngjyrimi politik, për të vetmen arsye, për ruajtjen e integritetit territorial dhe ngritjen e dinjitetit shtetëror të Kosovës si entitet politik dhe subjekt i së drejtës në arenën ndërkombëtare.

pozitë e opozitë, mund të jenë për konsum të brendshëm politikë e që normalisht i shërben edhe kultivimit të demokracisë përmes shkëmbimit të argumenteve mbi idetë apo programet politike, por, për sa i takon Republikës duhet të ketë një dhe vetëm një qëndrim. Duhet kujtuar se ardhja e ambasadorëve të rinj në kryeqendrat e rajonit, por jo të rinj nga përvoja, do të sjellin një qasje me kompetencë mbi të gjitha vendimet e të ardhmes që na pret mbi sigurinë, politikën e jashtme dhe ekonominë si në vend ashtu dhe në rajon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".