Raporti: Botës i shtohen 160 milionë njerëz të varfër gjatë pandemisë, pasuria e miliarderëve dyfishohet

  • E.K /
  • 17 January 2022 - 11:54
Raporti: Botës i shtohen 160 milionë njerëz të varfër gjatë pandemisë, pasuria e miliarderëve dyfishohet

Pandemia ka pasuruar të pasurit, ndërsa ka bërë që shumë njerëz në mbarë botën të jetojnë në prag të varfërisë, sipas raportit të shoqatës së bamirësisë “Oxfam”.

Të ardhurat e 10 njerëzve më të pasur në botë u dyfishuan, ndërkohë të ardhurat e ulëta për personat më të varfër kontribuuan në vdekjen e 21,000 njerëzve çdo ditë.

Shefi ekzekutiv i Oxfam, Danny Sriskandarajah, thotë se gjatë pandemisë botës i janë shtuar 160 milionë njerëz të varfër.

“Këtë vit, ajo që po ndodh është jashtë pritshmërive. Një miliarder i ri është krijuar pothuajse çdo ditë gjatë pandemisë, ndërkohë gjendja ekonomike e 99% të popullsisë në mbarë botën  është përkeqësuar për shkak të masave antiCovid, e për pasojë botës i janë shtuar  160 milionë njerëz të  varfër.”

Sipas shifrave të Forbes, 10 njerëzit më të pasur në botë janë: Elon Musk, Jeff Bezos, Bernard Arnault dhe familja, Bill Gates, Larry Ellison, Larry Page, Sergey Brin, Mark Zuckerberg, Steve Ballmer dhe Warren Buffet, raporton oranews.

Pasuria e tyre kolektive u rrit nga 700 miliardë dollarë në 1.5 trilion dollarë, pasuria e Musk  u rrit me më shumë se 1000%, ndërsa të ardhutat e Gates u rritën me 30%  gjatë pandemisë.

(Kosova Sot Online)