Erdogan mbërrin në kryeministri, momenti kur kreh flokët para takimit me Ramën

  • E.K /
  • 17 January 2022 - 14:59
Erdogan mbërrin në kryeministri, momenti kur kreh flokët para takimit me Ramën

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në kryeministri, ku ka nisur takimin me kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit ka publikuar një video gjatë momentit që Erdogan ka mbërritur në ambientet e kryeministrisë dhe pasi ka takuar Ramën, për një moment ka nxjerrë krehrin duke krehur flokët.

Më pas kanë bërë një shtrëngim duarsh përpara kamerave.

Pas takimit me Ramën, sipas agjendës, ku do nënshkruhen disa marrëveshjeve, do të mbahet edhe konferenca e përbashkët për shtyp. 

(Kosova Sot Online)