1 mijë e 156 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 17 janar 2022 - 15:14
1 mijë e 156 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 156 vaksina Anti-Covid janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se numri i dozave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 717 mijë e 379.

33 mijë e 156 persona janë vaksinuar me dozën e parë përforcuese të vaksinës.

Ndërsa, 2 mijë e 169 me dozën e tretë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës. Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 33.156 doza përforëcuese dhe 2.169 doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)