Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

  • E.K /
  • 18 January 2022 - 08:09
Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

Edhe sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit  të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i njohur si komandant Cali.

Sot do ta vazhdojë dëshminë, dëshmitarja e shtatë në rastin e Mustafës.

Në gjykimin ndaj komandant “Calit” deri më tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë, të cilët të gjithë kanë qenë të mbrojtur.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 Qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 Shtator të vitit të kaluar, me pretendime për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

(Kosova Sot Online)