Gruaja nga Vushtrria rrahet nga burri, dërgohet në strehimore me katër fëmijë

  • E.K /
  • 18 January 2022 - 09:52
Gruaja nga Vushtrria rrahet nga burri, dërgohet në strehimore me katër fëmijë

Një grua nga Vushtrria ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në strehimore bashkë me katër fëmijët e saj.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Vushtrri, 17.01.2022-09:30.Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor e më pas së bashku me katër fëmijët e sajë është vendosur në strehimore. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)