Latifi thotë se Rama po e përdor Erdoganin për ta shantazhuar BE-në

  • E.K /
  • 18 January 2022 - 10:32
Latifi thotë se Rama po e përdor Erdoganin për ta shantazhuar BE-në

Profesori Blerim Latifi, miqësinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka cilësuar si njëlloj shantazhi gjeopolitik ndaj Bashkimit Evropian.

Latifi ka shkruar në Facebook se këtë ‘strategji’, Rama e ka kopjuar nga presidenti serb.

“Rama nuk është anadollak. Në asnjë pikëpamje. As erdoganist. Miqësia e tij me Erdoganin ka arsye të tjera. Është njëlloj shantazhi gjeopolitik ndaj Bashkimit Europian. Këtë e ka kopjuar nga Vuçiqi, i cili e përdorë dendur këtë shantazh”, shkruan Latifi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sipas Latifit po përdoren nga Rama e Vuçiqi. Ky shantazh, Latifi thotë se i ka funksionuar Vuçiqit.

“Vuçiqi e shantazhon BE-në: Më hapni dyert, ose unë e sjelli Putinin në Serbi! Njëjtë po bën Rama: Më hapni dyert, ose unë e sjelli Erdoganin në Shqipëri! Me fjalë tjera: Na hapni dyert në BE, ose e kthejmë Ballkanin në zonë të influencës ruse dhe turke! Vuçiqit i ka shkrepur ky shantazh.Nuk e di a do ta ketë këtë fat edhe Rama”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)