Nis vazhdimi i seancës gjyqësore ndaj Salih Mustafës në Hagë

  • E.K /
  • 18 janar 2022 - 11:18
Nis vazhdimi i seancës gjyqësore ndaj Salih Mustafës në Hagë

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa i akuzuar për krime lufte, nga Gjykata Speciale në Hagë.

Sot në Speciale po dëgjohet dëshmia e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Prishtinë, Fatmir Sopi.

Gjykimi ndaj Mustafës ka nisur më 15 shtator 2021, derisa në seancën e parë ishte deklaruar i pafajshëm.

Mustafës i ishte konfirmuar aktakuzë më 12 qershor 2020. 

(Kosova Sot Online)