Avdiu zyrtarëve të LDK’së: S’po bëni opozitë, pse spo hyni në Qeveri me marrë ndonjë ministri bile

  • A.P /
  • 18 January 2022 - 21:50
Avdiu zyrtarëve të LDK’së: S’po bëni opozitë, pse spo hyni në Qeveri me marrë ndonjë ministri bile

Aktivistja Zana Avdiu ka kritikuar zyrtarët e LDK-së, Besian Mustafën e Xhafer Tahirin për mungesë të opozitës nga kjo parti.

Avdiu tha se LDK’ja nuk është duke bërë ndonjë opozitë për duartrokitje teksa shtoi se nëse do kishte hyrë në Qeveri, ndoshta e kishte marrë ndonjë ministri.

“LDK nuk është duke bërë ndonjë opozitë për duartrokitje, ndoshta me pasë hy në qeveri bile e kishin marrë ndonjë ministri. Kështu vetëm po e përkrahin Vetëvendosjen. Deklaratat i kanë kundër Qeverisë, në fund shkojnë votojnë pro vendimeve të Qeverisë dhe asaj çfarë kërkon Qeveria”, ka thënë Avdiu.

(Kosova Sot Online)