Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

  • E.K /
  • 19 January 2022 - 08:15
Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

Aktualisht ne Kosovë janë 5 mijë e 678 raste
aktive me COVID-19. Komuna e Prishtinës ka
numrin më të lartë të rasteve aktive.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të
Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) në
kryeqytet aktualisht janë 2 mijë e 614 raste
aktive me koronavirus.

Ndërsa Mitrovica është e dyta për nga numri i
raste aktive.

Në këtë komunë janë 438 raste aktive me COVID-19.

Në raportin e fundit, IKShPK njoftoi për një rast të
vdekjes dhe 720 raste të reja me COVID-19.

(Kosova Sot Online)