Rrahje në Fushë Kosovë, një person goditet me shufër metalike në kokë

  • E.K /
  • 19 January 2022 - 10:10
Rrahje në Fushë Kosovë, një person goditet me shufër metalike në kokë

Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar dy persona të cilët pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

Njëri prej të dyshuarve e ka goditur tjetrin me shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime.

I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërkaq më pas është liruar në procedurë të rregullt.

I dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë, 18.01.2022 – 17:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje e kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Njëri prej të dyshuarve me një shufër metali e kishte goditë në kokë të dyshuarin tjetër të cilit i kishte shkaktuar lëndime  dhe  është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i lënduar është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)