Kjo është gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

  • E.K /
  • 19 January 2022 - 10:17
Kjo është gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor janë 90 pacientë nga Covid-19. Prej tyre, 52 të konfirmura me Covid-19 pozitiv dhe 38 të tjerë post- Covid-19. Kështu është bërë e ditur nga SHSKUK.

Nga ky Shërbim kanë treguar se me oksigjeno-terapi janë 34 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 22 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë me maskë oksigjeni

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

(Kosova Sot Online)