Rrahu bashkëshorten dhe vajzën e saj të mitur, lirohet në procedurë të rregullt burri nga Fushë Kosova

  • E.K /
  • 19 January 2022 - 10:19
Rrahu bashkëshorten dhe vajzën e saj të mitur, lirohet në procedurë të rregullt burri nga Fushë Kosova

Policia ka arrestuar e një burrë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së saj të mitur. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, pasi bashkëshortja ka deklaruar se nuk ndihet e rrezikuar.

Rasti ka ndodhur më 15 janar, ndërkaq i dyshuari është arrestuar pas tri ditësh.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është intervistuar në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale.

“Fushë Kosovë, 15.01.2022 – NN. Me datën 18.01.2022 është arrestuar i dyshuari i mashkull kosovar për shkak të dyshimit se me datën 15.01.2021 kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës  femër shtetase e Shqipërisë dhe vajzës së mitur të viktimës. Viktima është intervistuar në prani të QPS-së, dhe viktima ka  deklaruar se nuk ndihet e rrezikuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)