Burri nga Skenderaj donte ta digjte shtëpinë e vet, arrestohet

  • E.K /
  • 19 January 2022 - 10:25
Burri nga Skenderaj donte ta digjte shtëpinë e vet, arrestohet

Policia ka arrestuar një person i cili kishte për qëllim ta digjte shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, në Skenderaj, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Skenderaj, 18.01.2022 – 04:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se,  kishte për qëllim t’ia vu zjarrin shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)