Shtrenjtimi i rrymës, Albin Kurti thërret konferencë për media

  • E.K /
  • 19 January 2022 - 11:10
Shtrenjtimi i rrymës, Albin Kurti thërret konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizavanolli do të shpalosin qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Ai tha se qëndrimin do ta shpalosin përmes një konferencë për media që do të mbahet në orën 15:00 në Qeveri.

“Sigurisht që e kuptoj këtë brengë që është e të gjithë neve dhe Qeveria e Republikës së Kosovës është intensivisht duke e trajtuar këtë gjë. Në orën 15:00 sot në Kryeministri unë do të jem në konferencë për media se bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ku do të shprehim qëndrimin tonë por gjithashtu do t’u përgjigjemi edhe pyetjeve”, ka thënë ai në një paraqitje për media nga AKP-ja.

(Kosova Sot Online)