Kjo është komuna me më së shumti raste aktive me COVID në Kosovë

  • E.K /
  • 20 January 2022 - 10:41
Kjo është komuna me më së shumti raste aktive me COVID në Kosovë

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 7 mijë e 266.

Komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë është ajo e Prishtinës me  3 mijë e 214 raste.

Komuna e dytë me më së shumti raste aktive është ajo e Mitrovicës me  611 raste, pastaj ajo e Pejës me 372 raste, Gjakovës me 314 dhe Prizrenit me 311.

Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë.

Dje vendi regjistroi rekord të rasteve të reja për këtë vit, me 2 mijë e 50 raste të regjistruara.

(Kosova Sot Online)