A e dini sa vjeç është bërë sot Përparim Rama?

  • G.G /
  • 20 January 2022 - 13:24
A e dini sa vjeç është bërë sot Përparim Rama?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot feston ditëlindjen.

Rama sot mbush 46 vite, e kjo ditëlindje e gjen në pozitën e kryetarit të Prishtinës.

Përparim Rama, ishte detyruar qysh në vitin 1992 të largohej nga Kosova për në Britaninë e Madhe, si 16 vjeçar, pasi përndiqej nga regjimi.

Por tash, pas gati 29 vjetësh, Përparimi që në Angli kishte shkuar si refugjat, u kthye në Kosovë si arkitekt me famë botërore e që ka fituar shumë çmime në arkitekturë.

Rama do të udhëheq Komunën e Prishtinës pas rezultatit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Veprat e Përparim Ramës kanë bërë që për arkitektin kosovar të interesohen edhe mediat më të mëdha botërore, CNN e Bloomberg dhe shumë të tjera.

(Kosova Sot Online)