“OEZBE’ja”, bëhet hit në internet debati ndërmjet Shkëlzen Gashit e Skender Hysenit

  • E.K /
  • 20 January 2022 - 15:28
“OEZBE’ja”, bëhet hit në internet debati ndërmjet Shkëlzen Gashit e Skender Hysenit

Debati i së hënës mes publicistit Shkëlzen Gashi dhe ish-kryediplomatit të Kosovës, Skender Hyseni është bërë ‘hit’ në internet.

Pjesë nga ky debat po qarkullojnë tash e dy ditë nëpër llogari të ndryshme në rrjetet sociale.

Në to, vëmendjen më të madhe e ka marrë mënyra se si ish-ministri Hyseni e shqipton akronimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Ai thotë “OEZBE’ja” kur flet për OSBE-në.

Hyseni e shqipton këtë akronim ashtu sikur shefi i tij dikur, presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova.

(Kosova Sot Online)