Prizrenasit i digjet një pjesë e zyrës, i dëmtohen kompjuterët

  • E.K /
  • 21 January 2022 - 09:52
Prizrenasit i digjet një pjesë e zyrës, i dëmtohen kompjuterët

Një burrë nga Prizreni ka njoftuar se i është djegur një pjesë e zyrës.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

“Ankuesi  mashkull kosovar ka njoftuar se ka vërejtur se një pjesë e zyrës ishte djegur. Shkaqet e shpërthimit të zjarrit nuk dihen. Si pasojë e zjarrit vërehet se janë dëmtuar vetëm dy kompjuterë”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, në këtë raport bëhet e ditur se rasti është në hetime nga njësitet relevante policore.

(Kosova Sot Online)