Arrestohet një person në aeroport, tentoi të udhëtojë me dokumente të falsifikuara

  • E.K /
  • 21 January 2022 - 10:24
Arrestohet një person në aeroport, tentoi të udhëtojë me dokumente të falsifikuara

Është arrestuar një person dje në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” për shkak se kishte tentuar që të udhëtonte me dokumente të falsifikuara.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti i Prishtinës, 20.01.2022 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë për arsye se i njëjti ka tentuar të udhëtojë nga Aeroporti i Prishtinës duke prezantuar dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)