E tmerrshme: Burri nga Gjakova e detyron bashkëshorten të bëhet prostitutë

  • E.K /
  • 21 January 2022 - 10:58
E tmerrshme: Burri nga Gjakova e detyron bashkëshorten të bëhet prostitutë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, pas zhvillimit të suksesshëm te hetimeve, duke zbatuar masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, më 20 janar 2022, ka ndaluar te pandehurin L.P., për shkak te dyshimit se ka kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

I njëjti në vazhdimësi i ka mundësuar te dëmtuarës, bashkëshortes së tij, ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit duke i siguruar klientë, ku i pandehuri, nga kjo veprimtari ka përfituar te holla dhe te mira materiale nga disa persona.

I pandehuri L.P., me urdhër te prokurorit kujdestarë, është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj te njëjtit do te paraqitet kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën kompetente.

(Kosova Sot Online)