Shkon në 120 numri i pacientëve që po trajtohen për Covid-19 në QKUK dhe spitale

  • E.K /
  • 21 January 2022 - 11:00
Shkon në 120 numri i pacientëve që po trajtohen për Covid-19 në QKUK dhe spitale

Shërbimi Spitalor, Klinik, universitar i Kosovës ka njoftuar se 80 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv janë të shtrirë në klinikat për Covid në QKUK dhe në spitale.

Sipas njoftimit edhe 40 të tjerë janë duke u trajtuar post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 48 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 4 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të raporteve të datës 21 janar 2022 nga klinikat Covid-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, të spitalizuar janë 120 pacientë, prej tyre 80 të konfirmura me Covid-19 pozitivë dhe 40 të tjerë post- Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 48 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 4 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 30 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientëKlinika e Gjinekologjisë, 15 pacientëSpitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 5 pacientë

(Kosova Sot Online)