Kosovarët janë varfëruar ekstremisht shumë, kanë nisur të vjedhin para edhe prej aparateve të kafesë

  • E.K /
  • 21 January 2022 - 12:24
Kosovarët janë varfëruar ekstremisht shumë, kanë nisur të vjedhin para edhe prej aparateve të kafesë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e mëngjesit janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Sipas Policisë të njëjtit në sheshin “Nënë Tereza” kanë dëmtuar një aparat kafeje dhe po tentojnë të merrnin parat nga aty.

Të dyshuarit janë 19 dhe 17 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen në flagrancë dy persona të dyshuar
Prishtinë, 21 janar 2022 – Sot, rreth orës 03:30, zyrtarët e stacionit policor Qendra në Prishtinë, kanë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Menjëherë pas informatës, se në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, dy persona kanë dëmtuar një aparat kafeje dhe po tentojnë të merrnin parat nga aty, zyrtarët e stacionit Qendra, kanë reaguar shumë shpejtë dhe në vendngjarje kanë arrestuar personat e dyshuar:
Ø L.H, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
Ø Xh.S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar një shumë e parave ( dyshohet të vjedhura në këtë rast).
Hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që, personat e dyshuar, janë proceduar sipas vendimit të prokurorit, L.H është dërguar në mbajtje, ndërsa Xh.S, është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)