Ngjarja e rëndë në Deçan: Policia jep detaje për personin që dyshohet se e vari vetën

  • E.K /
  • 22 January 2022 - 09:36
Ngjarja e rëndë në Deçan: Policia jep detaje për personin që dyshohet se e vari vetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Carrabreg të Deçanit gjatë ditës së djeshme, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Viktima ishte dërguar në ambulantë pa shenja jete, derisa burime të afërta për Metron thanë se kishte shenja në fyt, kështu dyshohej se ishte vetëvarur.

Rastin Policia e ka konfirmuar sot në raportin 24 orësh.

“Deçan 21.01.2022 – 09:40. Raportohet se në QKMF Deçan është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, bazuar në shikimin e vendit të ngjarjes dyshohet se viktima mund të ketë bërë vetëvrasje. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)