Moti sot: Temperaturat zbresin deri në -13 gradë

  • E.K /
  • 25 January 2022 - 08:21
Moti sot: Temperaturat zbresin deri në -13 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti gjatë ditës së sotme do të jetë i ftohtë, temperaturat paradhihet të zbresin deri në -13 gradë Celsius.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se do të ketë edhe reshje bore.

IHK ka njoftuar se do të ketë ngrica, të colat do të kenë më të ashpra në zonat e larta.

“Masat e ftohta polare do të vazhdojnë të mbeten prezent edhe gjatë javës së fundit të muajit janar. Këto masa të ftohta do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me pak reshje bore. Reshjet do të fillojnë sonte për të vazhduar edhe nesër në disa zona. Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës. Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësoret, pasi që ngricat do të jen evidente”, ka njoftuar IHK.

(Kosova Sot Online)