Dhuna në familje, krim i amnistuar në heshtje nga drejtësia e kalbur me prokurorët e inkriminuar

Dhuna në familje, krim i amnistuar në heshtje nga drejtësia e kalbur me prokurorët e inkriminuar

Gani Qarri

  • 25 January 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Qytetarët duhet të jenë edhe më të zëshëm në këtë drejtim dhe të kërkojnë edhe më me këmbëngulje përjashtimin e të gjithë prokurorëve të tillë nga puna, ngase të gjitha rastet e dhunës, pothuajse fatkeqësisht kanë përfunduar me fatalitet dhe vrasjen e viktimave të pambrojtura të dhunës të lëna në duart e kriminelëve, nga prokuror të kriminializuar.

-Fatkeqësisht drejtësia e kalbur dhe e korruptuar është bërë sektori më problematik në vend, që kërkon reformë urgjente dhe një Vetting të thellë e të njëmendtë, në të gjitha degët e saj. Organi i akuzës-prokuroria, por edhe gjyqësia qëllimisht dhe me vetëdije të plotë, ka kohë që po luajnë poker me fatet dhe jetët e njerëzve të rrezikuar, e sidomos të grave të pambrojtura, si viktimat potenciale të krimit dhe dhunës në familje.

Por pavarësisht rritjes rapide të fenomenit të kësaj dhune, e cila në vitin e kaluar dhe këtë fillim viti ka kulmuar edhe me jetë të humbura të femrave viktima, ndaj autorëve të dhunës nuk po merren as masat minimale, madje ata nuk ndalohen as për tu nxjerr para gjykatës dhe që të gjithë, pothuajse pa përjashtim lirohen, që kohëve të fundit, vërtet ka marrë përmasa të habitshme, me të ashtuquajturën "procedurë të rregullt?!". Kështu që gjatë javës që lamë pas, në të gjitha raportimet zyrtare nga policia dhe prokuroria për denoncimet ditore të dhunës në familje, çuditërisht në frazën e përmbylljes së çdo raporti zyrtar shkruante: “Me urdhër të prokurorit, i dyshuari lirohet”…dhe që të tre burrat të cilët u raportuan se rrahën dhe keqtrajtuan gratë e veta, madje edhe fëmijët, të gjithë ata lirohen në “procedurë të rregullt!”

Ndaj kjo as që do koment, se vërtetë është një sjellje totalisht e pa përgjegjshme e këtyre prokurorëve satrap, të cilët po i zvarritin dhe neglizhojnë qëllimisht rastet me gjithë rrezikun e lartë që paraqesin ato për viktimat e pambrojtura, përkundër protestave të mbajtura disa herë në të kaluarën kundër vendimeve të tilla arbitrare të prokurorëve të kapur e të korruptuar. Qytetarët duhet të jenë edhe më të zëshëm në këtë drejtim dhe të kërkojnë edhe më me këmbëngulje përjashtimin e të gjithë prokurorëve të tillë nga puna, ngase të gjitha rastet e dhunës, pothuajse fatkeqësisht kanë përfunduar me fatalitet dhe vrasjen e viktimave të pambrojtura të dhunës të lëna në duart e kriminelëve, nga prokuror të kriminializuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".