Plumbi kap gabimisht foshnjën 6 muajshe të ulur në makinë gjatë një përleshjeje të armatosur

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 18:06
Plumbi kap gabimisht foshnjën 6 muajshe të ulur në makinë gjatë një përleshjeje të armatosur

Një foshnjë gjashtë muajshe është qëlluar për vdekje pasi u kap nga një plumb teksa ishte ulur në pjesën e pasme të makinës së nënës së tij.

Ngjarja ndodhi në Atlanta pranë një dyqani dhe një shkolle kur nëna e tij hasi në një përleshje me armë midis dy personave në makinat aty pranë.

Ajo tha se një plumb hyri në pjesën e pasme të makinës së saj dhe goditi foshnjën.

Shefi i policisë Rodney Bryant nuk dha detaje në vendngjarje, por tha se nëna ‘po ecte në rrugë dhe u bë viktimë e dhunës me armë’, raportoi gazeta.

Kryetari i bashkisë së Atlantës, Andre Dickens, i cili shkoi në vendngjarje, vuri në dukje se ‘fëmijët po mbajnë barrën dhe dhimbjen e të rriturve që zgjedhin të përdorin armë për të zgjidhur mosmarrëveshjet’, raportoi Journal-Constitution.

“Fëmijët po e mbajnë këtë barrë dhe po paguajnë me  jetën e tyre dhe unë jam këtu për të kërkuar që dhuna të ndalet menjëherë,” tha ai.

Një fëmijë në shkollë që dëgjoi të shtënat tha për WSBTV : “Dritaret tona ishin të hapura. Fillimisht dëgjuam ato që mendonim se ishin fishekzjarre, por doli të ishin të shtëna me armë zjarri.”

Është vrasja e 12-të në Atlanta tashmë në vitin 2022, dhe fëmija i dytë nën moshën gjashtë vjeç që vdes nga dhuna me armë, shkruan Daily Mail. 

(Kosova Sot Online)