Nikaj: Kosova shënoi progres në luftimin e korrupsionit, te shohim se a do të ketë investime të huaja e zhvillim ekonomik

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 22:20
Nikaj: Kosova shënoi progres në luftimin e korrupsionit, te shohim se a do të ketë investime të huaja e zhvillim ekonomik

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj ka thënë se është lajm i mirë që Kosova ka shënuar ngritje në vitin 2021 për 17 vende nga viti paraprak 2020, ku në 2021, Kosova renditet në vendin e 87-të.

Nikaj  tha se pas këtij lajmi të mirë, do ta shohim se a ka ndikuar kjo për prurjen e investimeve të huja e zhvillim ekonomik.

“E rëndësishme është që Kosova ka bërë progres. Ky indeks nuk e mat realisht efektivitetin e masës, ndikimin në mirëqenien  qytetarëve. Ky e mat perceptimin e qytetarëve lidhur me nivelin e korrupsionit në vend.

Dmth ky indeksi është transparent. Ky është lajm i mirë, por duhet ta marrim me atë që është. Të shohim se sa kjo do të përkthehet në rezultate efektive, në thithje të investime të huaja dhe zhvillim ekonomik”, tha Nikaj.

(Kosova Sot Online)