Bashkëjetoi me një vajzë të mitur, arrestohet e më pas lirohet vushtrriasi

  • E.K /
  • 26 January 2022 - 09:52
Bashkëjetoi me një vajzë të mitur, arrestohet e më pas lirohet vushtrriasi

Policia në Vushtrri ka arrestuar një person i cili ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

Sipas policisë, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Shallcë, Vushtrri NN – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ka bashkëjetuar me të miturën, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)