Mbi 8 mijë raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

  • E.K /
  • 26 January 2022 - 11:24
Mbi 8 mijë raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Kosova po vazhdon të regjistroj numër të madh të rasteve të infektuara me COVID-19.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në vend u regjistruan 2 mijë e 707 raste të reja me virus.

21 mijë e 668 raste janë aktive me COVID-19 në Kosovë.

Komuna me më së shumti raste aktive është ajo e Prishtinës me 8 mijë e 49 raste.

E dyta me më së shumti raste është komuna e Mitrovicës me 1 mijë e 587 raste, pastaj ajo e Pejës me 1 mijë e 487 raste, Prizrenit me 1 mijë e 281 dhe Fushë Kosovës me 1 mijë e 199 raste.

(Kosova Sot Online)