Arrestohen dy të mitura në Prizren, kanosën me thikë një vajzë dhe e incizuan

  • E.K /
  • 26 January 2022 - 12:33
Arrestohen dy të mitura në Prizren, kanosën me thikë një vajzë dhe e incizuan

Policia e Kosovës ka arrestuar dy vajza të mitura për shkak se të njëjtat e kanë kanosur me thikë një të mitur në Prizren.

Sipas policisë, ato e kanë incizuar me telefon momentin e kanosjes dhe e kanë postuar në rrjetet sociale.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prizren 18.01.2022 – 12:45. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, të mitura pasi që me një mjet të mprehtë, thikë kanë kanosur viktimën femër kosovare- e mitur. Të dyshuarat kanosjen e kanë incizuar me telefon dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale. Me  vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)