“Ose neve, ose KEDS-in”, protestuesit i bëjnë thirrje Kurtit: Nuk do të ndalemi

  • E.K /
  • 26 January 2022 - 12:58
“Ose neve, ose KEDS-in”, protestuesit i bëjnë thirrje Kurtit: Nuk do të ndalemi

Pasi u nisën drejt Qeverisë, një numër i konsiderueshëm protestuesish kanë thënë se s’do të paguajnë asnjë cent më shumë, nëse propzimi për shtrenjtimin e rrymës do të zyrtarizohet.

“Po ballafaqohemi me shantazhin e Qeverisë për shtrenjtim të energjisë”, tha njëra prej organizatoreve të protestës.

Qytetarët, me propozimin e ZRRE-së, u tha se po ia paguajnë rrymën edhe bizneseve dhe veriut.

“Në këto kushte, sipas propozimit të ZRRE-së, qytetarët e Kosovës, me një pagë minimale prej 180 eurosh dhe me një numër të madh të papunësisë do t’ua paguajnë faturën edhe bizneseve, plus veriut”, tha ajo.

Duke e quajtur të pakuptimtë propozimin e ZRRE-së, ajo kujtoi deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se në krizën aktuale energjetike, s’ka zgjidhje tjetër, “ose shtrenjtim, ose reduktime”.

“Me ose, ne duhet t’i themi atij ose neve, ose KEDS-in. Ne ia bëjmë me dije edhe kryeministrit”, tha ajo.

Në fund, protesta u shpall e mbyllur me paralajmërimin se “ne nuk do të ndalemi”.

(Kosova Sot Online)