Lexoni edhe:
Isa Mustafa kur e morri pushtetin, i mbushi xhepat për vete duke e fundosur LDK-në e dëmtuar shtetin
Gjykata e Lartë Federale në Cyrih ka marrë vendim që kosovarin 40-vjeçar, i cili ka përfunduar vuajtjen e dënimit, të mbahet në masa të sigurimit (në entin psikiatrik).
Gjykata e Lartë Federale, duke marrë këtë vendim, ka miratuar ankesën e bërë nga Prokuroria Publike e Cyrihut.
Çështja e në fjalë ka qenë tashmë disa herë lëndë e Gjykatës së Lartë (Kantonale) dhe asaj Federale.
Në aktgjykimin e publikuar të mërkurën, gjyqtarët e departamentit të së drejtës penale shprehen se në këtë rast është e mundur vetëm mbajtja në entin psikiatrik, transmeton albinfo.ch. Kjo, pasi, sipas gjyqtarëve federalë, nëse lirohet, pritet që kosovari të kryejë krime të tjera të rënda kundër integritetit mendor, fizik dhe seksual të njerëzve të tjerë.
Për çka akuzohet kosovari?
Ai dyshohet për dhunimin e një gruaje, në vitin 2011, duke i mbajtur asaj një thikë në fyt. Por kjo nuk ishte vepra e vetme penale që kishte kryer.
Kosovari kishte kryer edhe vepra të tjera si vrasje me paramendim, grabitje dhe vjedhje, sa ishte i mitur. Pasi kishte kryer vrasjen, ai ishte dërguar në një ent përmirësues, edukues për të mitur.
Në vitin 2006, ai ishte dënuar përsëri me dy vjet e gjysmë burg për grabitje dhe vepra të tjera, që janë ende të regjistruara në dosjen penale.
Ky është vendimi i tretë i Gjykatës së Lartë Federale për këtë çështje, të mbajtjes së të dënuarit në masën e sigurisë, edhe pas vuajtjes së plotë të dënimit.
(Kosova Sot Online)