17 vjeçari vdes në hapësirat e shkollës, tronditen nxënësit dhe mësuesit

  • E.K /
  • 27 January 2022 - 09:43
17 vjeçari vdes në hapësirat e shkollës, tronditen nxënësit dhe mësuesit

Një tragjedi ka ndodhur në një shkollë në Edinburg.

Një 17 vjeçar vdiq në rrethana të panjohura në mjediset e shkollës.

Shkolla e cila është krijuar për fëmijë me autizëm, mbetet e mbyllur dhe nuk pritet të rihapet këtë javë.

Nxënësit dhe stafi kanë mbetur të tronditur nga kjo ngjarje tragjike, për të cilën policët thonë se kanë nisur hetimet pasi rrethanat janë të dyshimta.

(Kosova Sot Online)