Pas Telekomit, luksi po ndalet edhe në Postën e Kosovës (Dokument)

  • 27 January 2022 - 11:15
Pas Telekomit, luksi po ndalet edhe në Postën e Kosovës (Dokument)

42 vetura zyrtare të Postës së Kosovës, tani e tutje nuk do ta kenë luksin të voziten pa arsyje.

Me kontratën e fundit, Posta ka siguruar pajisjet GPS, të cilat do përdoren për secilën prej 42 veturave, për tu monitoruar lëvizja e tyre, shkruan Syri.net Kosova.

Vlera e kësaj kontrate është 3 mijë e 960 euro, derisa kohëzgjatja e kontratës është 24 muaj.

Kontratën e ka fituar kompania 2-TECH SH.P.K.

Lexo edhe :Merr fund 'sefaja' në Telekomin e Kosovës

Kujtojmë se në mbledhjen e Qeverisë gjatë dtës së djeshme, u miratua propozimi për emërimin e drejtorëve të ndërrmarrjes publike të Postës së Kosovës.

“Marrë parasysh funksionalizimin e bordit të plotë të Postës propozoj të emërohet për drejtor këta kandidatë: Fadil Bejta kryesues, Safije Beseni anëtare, Hyrmete Mydyti, Sebahate Krasniqi, Gëzim Paci dhe Visar Nura anëtarë”, tha kryeministri Albin Kurti në mbledhje.

Detajet e kontratës:

(Kosova Sot Online)