Përsëri shifra të larta: 6 të vdekur dhe 3 mijë e 917 raste të reja me COVID në Kosovë

  • E.K /
  • 27 January 2022 - 15:40
Përsëri shifra të larta: 6 të vdekur dhe 3 mijë e 917 raste të reja me COVID në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 3 mijë e 917 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

27 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.764.421 doza të vaksinës.

Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 68.526 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 15.268 testime, 3.917 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950.

Në total numri i rasteve aktive është 28.751.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

(Kosova Sot Online)