E donin djalë, çifti braktis vajzën e porsalindur

  • E.K /
  • 28 January 2022 - 09:55
E donin djalë, çifti braktis vajzën e porsalindur

Një vajzë e porsalindur është gjetur e braktisur në një kosh mbeturinash në jug të Kinës. Dyshohet se prindërit e saj e kishin lënë aty, pasi dëshironin djalë.

Sipas raportimeve foshnja ishte braktisur nga babai i saj vetëm pak orë pasi kishte ardhur në jetë, sepse familja tanimë i kishte dy vajza.

Prania e vajzës në afërsi të koshit u vu re nga një pastrues rruge, i cili sapo e pa telefonoi menjëherë policinë.

Prindërit e të miturës janë arrestuar menjëherë nga policia dhe mbi to rëndon akuza e braktisjes.

Në polici, nëna e fëmijës, e identifikuar si një 21-vjeçare e quajtur Li, tregoi se ajo dhe familja e burrit ishin zhgënjyer së tepërmi kur zbuluan se kishte lindur vajzë.

Ndërsa babai i quajtur Zhang, rrëfeu para hetuesve se “ëndrra e tij për të pasur një djalë u copëtua” kur lindi vajza e tretë.

(Kosova Sot Online)