Isa Mustafa po gënjen, ata që e qeverisën vendin me harraq e krim të organizuar e sollën shtetin në situatën energjetike të kolapsuar

Isa Mustafa po gënjen, ata që e qeverisën vendin me harraq e krim të organizuar e sollën shtetin në situatën energjetike të kolapsuar

Gani Qarri

  • 28 January 2022 - 08:42

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Rrenat dhe mashtrimet e paturp të bashkëpunëtorit të Rrahman Morinës dhe Qeverisë së Sllobodan Millosheviqit, jugokomunistit Isa Mustaf, i ka demantuar plotësisht edhe dëshmitari autentik dhe pjesëmarrësi i drejtpërdrejtë i atyre zhvillimeve, si dhe një nga miqtë e mbështetësit më të sinqertë të Republikës së Kosovës, ish-ambasadori holandez Robert Bosh duke deklaruar publikisht se ato që ka shkruar në faceebok Mustafa janë tërësisht të pavërteta.

-Në fakt Isa Mustafa & Co që e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje të rëndë e gati të kolapsuar energjetike, e kanë vendin në burg dhe jo të sorollaten nëpër media, duke propaganduar se kinse nuk është faji i tyre dhe ata për asgjë nuk mbajnë përgjegjësi, madje duke fajësuar edhe firmat gjermane, për jo-seriozitet, gjë që nuk e dëgjon kund në Evropë as mbarë globin tokësor, përkundrazi ato prijnë për vlerësim kulmor, në gjithë botën. Ndërsa, se sa e ulët dhe e paturpshme është për një të ashtuquajtur lider politik dhe ish qeveritar, përpjekja e ish kryeministrit Isa Mustafa, që barrën për krizën aktuale energjetike dhe dështimin për marrëveshjen me kompaninë gjermane Bilfinger, rreth kapaciteteve të reja të ja ngarkojë, kinse mos interesimit të kompanisë gjermane, kjo as që do koment, dhe në vend të pëllitjeve të tij,sikur të kishte ligj funksional dhe shtet të njëmendtë, Isa Mustafa duhet dërguar prapa grilave.

Gënjeshtrat e paturpshme të Isa Mustafës i demantoi publikisht z.Robert Bosh i cili sqaron se ka qenë i përfshirë edhe personalisht në përpjekjen në të cilën ishin të angazhuara Ambasada e Holandës dhe ajo e Gjermanisë, të cilat kanë bërë gjithçka për ta bindur qeverinë e Mustafës, që të miratojë përmirësimin e katër prej pesë njësive të Termocentralit në KEK, nga firma gjermane, Bilfinger,me një ofertë të realizueshme relativisht i lirë, por që nuk pati asnjë rezultat, pikërisht për shkak të neglizhencës së Isa Mustafës dhe qeverisë së atëhershme të kryesuar prej ti.

Kështu që edhe gënjeshtrën më të re megalomane dhe përpjekjet e serishme për mashtrim "në qiell" të Isa Mustafës, se kinse kompania gjermane Bilfinger nuk ka ofruar asgjë më shumë sesa 15-20 faqe "Pover-Point", për investimet e ofruara të kësaj firme në rindërtimin e Termocentralit "Kosova A" i ka dekonspiruar tërësisht dhe zbuluar deri në detaje ish ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosh, i cili shton se në sigurimin e ofertës ishin përfshirë edhe ambasada gjermane dhe ajo holandeze, por që Isa Mustafa ishte shkaktari i humbjes së kësaj mundësie, që nga periudha e viteve 2017/18 të sigurohej energjia për pak para, ka theksuar Robert Bosch. Prandaj i zënë me fjalët e veta, për shkak të demantit që erdhi nga z.Robert Bosh, jugokomunisti i pështirë Isa Mustafa, përpiqet serish të arsyetohet se si në takimin e tij me Kancelaren Merkel, më 30 qershor të vitit 2015, ishte shtruar si çështje e rëndësishme "edhe rindërtimi" i termocentralit "Kosova A" përmes firmës Bilfinger, porse gjoja përfaqësuesit e firmës Belfinger nuk e paskan treguar interesim, "përkundër insistimit të vazhdueshëm të kabinetit të tij", rrenë e kulluar e Mustafës të cilin në RTK, para disa ditëve e demantonte edhe vet ish ndërmjetësuesi shqiptar i firmës Bilfinger, në KEK.

Madje përkundër faktit të teknologjisë së lartë gjermane, që njihet si nga më të përparuarat në botë për gjenerimin e energjisë elektrike si dhe lidhjeve ekonomike e njerëzore me këtë shtet të fuqishëm evropian, me arsyetimin banal se kompania Bilfinger është treguar e pa interesuar, Thaçi dhe Mustafa kanë aranzhuar të ashtuquajturën "Kosova e re" që tanimë as ajo nuk është askund, dhe Kosova vijon të luftojë përsëri me mungesën e energjisë. Gënjeshtrat e Isa Mustafës dëshmojnë edhe njëherë më tepër se keqqeverisja dhe mashtrimi i qytetarëve të Kosovës për dy dekada, edhe pas rrëzimit nga pushteti, është duke u keqpërdorur me të madhe nga ish pushtetarët rrenacak e mashtrues dhe partitë e inkriminuara të vendit, në mënyrë që të mbulohet zhvatja, mos zhvillimi, pengimi i investimeve dhe frikësimi i investitorëve të huaj me harraq, për të investuar, ndërtuar dhe zhvilluar Kosovën. Dhe krejt kjo me qëllim për të ngritur sa më shumë pluhur e mjegull dhe mbuluar të gjitha pisllëqet që opozitarët e inkriminuar i kanë lënë mbrapa trashëgimi qeverisjes së tanishme, për ta akuzuar Qeverinë Kurti për gjendjen aktuale me rrymë dhe pamundësinë qe brenda natës të ndryshohet çdo gjë, vetëm që ti ikin me çdo kusht përgjegjësisë që mbajnë, për të këqijat që ia kanë shkaktuar, për dy dekada me radhë, popullit dhe shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".