I moshuari plagoset me armë gjahu, vdes në spital

  • E.K /
  • 28 January 2022 - 10:48
I moshuari plagoset me armë gjahu, vdes në spital

Një 82-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është vetëplagosur me armë gjahu dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia njofton se viktima është shtetasi me iniciale N.SH, 82-vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme në Lushnjë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)