17-vjeçari në Ferizaj kapet me kallash

  • E.K /
  • 28 January 2022 - 11:48
17-vjeçari në Ferizaj kapet me kallash

Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se ka pranuar një informacion inteligjent se, një person me inicialet A.SH i moshës 17-vjeçar posedon armë zjarri.

Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme dhe ka gjetur në shtëpinë e tij një armë zjarri automatike me një karikator pa fishek.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit A.SH është inicuar rasti penal ” Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma i është konfiskuar.

(Kosova Sot Online)