Paralajmërimi i bojkotit të parlamentit nga opozita, vepër e pamoralshme tek qytetarët

Paralajmërimi i bojkotit të parlamentit nga opozita, vepër e pamoralshme tek qytetarët
Paralajmërimi i bojkotit të parlamentit nga opozita, vepër e pamoralshme tek qytetarët

Shefik Shkodra

  • 28 January 2022 - 08:35

Shkruan:  ANALISTI - Shefik Shkodra

 Duhet të kenë kujdes të gjithë sa janë në institucione, të gjithë deputetët, shefat e grupeve. Sidomos në provokimet pozitë-opozitë. Të mos rëndohet pala "kundërshtare" me shprehje të rrugëve. Të mos nxitet urrejtje e vrer nga njëra palë kundër tjetrës. Qytetarët i çoni në një mjegull. Megjithatë ndryshe qytetarët i shohin këto veprime për dallim para do viteve.  Nuk e di a është bërë një rregullore e re me të cilën do të ruanin qetësinë dhe mirëvajtjen e punës në Kuvendin e Kosovës?! Deputet pozitë-opozitë duhet të jenë shumë më të përgjegjshëm ndaj detyrave që kanë. Qytetarët duan të dëgjojnë e të shohin dialog për zgjidhjen e problemeve. Jo me parulla populiste. 

 Nëse dikush nga opozita mendon për populizmin e pozitës dikur, atëherë pse deputetët e partive opozitare, sot, po e përdorin këtë populizëm njëri pas tjetrit si një gjuhë kakofoni - e paqartë?  Pse gjithë atë zhurmë se, për çdo gjë janë fajtorë këta të pozitës sot? Pse po përpiqeni natë e ditë si opozitë me aq tërbim kundër VV dhe institucioneve? Këto parti që janë në opozitë (LDK PDK AAK AKR, etj) nuk ishin aq mbrojtëse të standardit të qytetarëve. A është ngritur çmimi i rrymës, bukës dhe artikujve tjerë, këtë nuk e keni pasur kurrë në rend dite. Nuk keni menduar asnjëherë për çështjen sociale të qytetarëve. Nuk keni menduar për punësimin e mijëra njerëzve të pa punë.

Nuk keni menduar as kuadrot dhe të tjerët që çdo ditë kanë ikur nga vatrat e tyre dhe vijojnë si dikur nga armiku. Nga pasiguria e papunësia.  Çka po do opozita tash? Të gjitha gabimet e tyre për njëzet vite (99% të njëjtat fytyra deri në vdekje në institucione) po përpiqen si fëmijët e llastuar që t'ua lë fajin pozitës. Edhe pozita ka përgjegjësi. Po më shumë kanë ato parti për dy dekada që kanë bërë shumë gabime. Më shumë gabime se sa veprime pozitive dhe që nga privatizimi (çfarë privatizimi) - lënie e  punëtorëve rrugëve.

Apo dini ju të opozitës si deputet se nuk jeni duke ditur çka po thonë?! Njeriu që ka akuza ose duhet të ketë sipas të gjitha gjasave dhe kundërshton po nuk di çka...E dinë qytetarët se ju keni fobi dhe nuk shëroheni me paqartësi sepse e keni fëlliq këtë vend. Mos akuzoni pa fakte të tjerët. Në qoftë se nuk jeni të pranishëm në seanca parlamentare dhe bllokohet puna e parlamentit me ligjet ju mbeteni fajtor si të zgjedhurit e popullit. Nuk e di kush ku u çon ai veprim. Çfarë mendoni, që ta bojkotoni qeverinë, Kuvendin dhe institucionet tjera?! A po u shkon mendja se njerëzit e dinë si e keni kapur pushtetin tri patitë kryesore dikur dhe kjo këngë po vazhdon. Mendoni me këto zhurma të pa artikuluara do të arrini edhe njëherë në pushtet për ta fshehur korrupsionin e për të vazhduar në të njëjtën mënyrë? I shohin qytetarët gjykatat si i gjykojnë tipat nga partitë e juaja për vjedhje e plaçkitje? E shihni nepotizmin e juaj? Kush është fajtor? A ka mundësi të jeni (ata që janë vërtet) autokritikë për dëmet që i sollët dhe "fukarellëkun" popullit e sot po e injoroni Kuvendin, duke lotuar me "lotë krokodili", duke akuzuar se, Albin Kurti po i ngritka çmimet e rrymës dhe të artikujve, në këtë gjendje që ka prekur krejt botën. Ku ishit dhe çka bëtë në periudhën kohore aq të gjatë?  Çka investuat? Cilat projekte?  etj. Kuvendi nuk guxon të dështojë për inate dhe qejfe të kujtdo qoftë!

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".